Neuer me deklaratë interesante për Porton

Portieri i Bayernit të Munichut, Manuel Neuer, i tregon shokëve të skuadrës që shorti çerekfinal i Ligës së Kampionëve kundër Portos nuk është aq i lehtë sa duket.

“Atmosfera në Porto është shumë e nxehtë. Kam qenë dëshmitar i tifozëve të Portos në finalen e Ligës së Kampionëve më 2004 kundër Monacos. Atmosfera ishte e mrekullueshme. Me këta tifozë nuk do të jetë e lehtë për ne, kam luajtur në shumë stadiume me atmosfera të ndryshme dhe ne do ta dimë se çka na pret”, deklaroi Neuer. /Gazeta Olle