Nets ndalin Blazers

Brook Lopez eklipsoi vëllain e tij binjak duke shënuar 32 pikë dhe 9 ribaunde në fitoren që Brooklyn Nets arriti ndaj Portland Trail Blazers 106-96. Në “Barclays Centre” sfida nisi e luftuar nga të dyja krahët ku Damian Lillard shtangu gjithë mbrojtjen vendase duke barazuar përkohësisht 6-6, ndërsa Robin Lopez goditjen e vëllait Brook.

Diferenca u bë gjatë periodës së dytë ku Brookyn mori avantazhin 45-33, ndërsa Deron Williams zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke e rritur edhe më shumë diferencën. Gjatë fraksionit të tretë, Lillard tentoi të mbante në lojë ekipin nga Oregoni, por magjitë e lojtarit të Portland nuk mjaftuan që Trail Balers të dilte me një fitore nga kjo sfidë pasi në krahun tjetër Brook Lopez nuk e uli ritmin duke e ndihmuar ekipin e tij ta mbyllte këtë periodë 73-57. Gjithçka shkoi sipas parashikimeve edhe në periodën e fundit. Një humbje që nuk e zhvendos Portland nga vendi i katërt i Konferencës së Perëndimit, ndërsa ekipi i Brooklyn ruan pozicionin e parafundit të zonës play off në lindje.