Nesër zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së pestë në Ligën e Parë, këto janë delegimet e gjyqtarëve

Të martën zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në të dyja grupet e Ligës së Parë. 

Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e mesjavës, shkruan Gazeta Olle.

Në Grupin A, përballje interesante do të zhvillohen në derbin lokal ndërmjet Feronikelit 74 dhe Drenasit.

Ardit Halilaj do të jetë gjyqtari kryesor në këtë takim, me asistentët Bekim Rama dhe Florim Jakupi.

Delegimet e plota në Grupin A:

Duele mjaft interesante zhvillohen edhe në Grupin B. Lideri i tabelës, Kika e pret në shtëpi Flamurtarin.

Gjyqtari kryesor në këtë ndeshje do të jetë Tefik Maloku me asistentët Arton Latifi dhe Gentrit Restelica.

Të gjitha përballjet fillojnë në orën 15:00.

Delegimet e plota në Grupin B.

/Gazeta Olle/

 

Caktohen gjyqtarët e xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë, ja kush e gjykon derbin Drita – Gjilani

UEFA e dënon FC Shkupin me gjobë të lartë, kjo është arsyeja