Nesër vendoset për fatin e trajnerit të njohur të Superligës (FOTO)

Çështja “Josa” kthehet në një telenovelë te Tirana. Edhe dje nuk ka pasur zhvillime sa i përket të ardhmes së trajnerit, madje ky i fundit është jashtë kryeqytetit për pushime.

Nuk mund të thuhet ende nëse 54-vjeçari do të mbetet bardheblu edhe sezonin tjetër, paçka se shanset për një “divorc” të parakohshëm sa vijnë e rriten.

mirel josa refik halili

Burime për “Panorama Sport” konfirmojnë se presidenti Refik Halili në kontaktet e fundit që ka pasur me Mirel Josën, i ka thënë se në fillimjavë do të flasin gjerësisht jo vetëm për të ardhmen, por edhe për të shkuarën. Ajo që ka kaluar sigurisht që nuk zhbëhet, megjithatë palët kanë ende “hesape” financiare për të mbyllur. Nuk përjashtohet mundësia që pas këtij takimi final, Halili ta rikonfirmojë Josën në krye të skuadrës, minimalisht për Kupat e Europës.

Por nga ana tjetër, mbetet e hapur edhe mundësia që bashkëpunimi të mbyllet këtu. Gjithsesi, sot pritet që të ketë edhe një kontakt tjetër mes palëve, ndoshta për të caktuar edhe një orar për takimin e së hënës. Por sipas të gjitha gjasave, paraditja e nesërme do të vendosë njëherë e mirë se çfarë do të bëhet me trajnerin, ndërsa pasdite ekipi pritet që të zbresë në fushë për të nisur përgatitjet për turin e parë.

mirel josa tirana

Me Josën apo pa Josën, kjo mbetet një dilemë e pazgjidhur. Por në rast se trajneri ikën, atëherë axhenda e skuadrës nuk do të ndryshojë pasi do të jenë Egbo dhe Gvozdenoviç që do të nisin nga puna. Skuadra në fakt ende nuk është njoftuar për seancën e parë për zonën “Euro”, megjithatë duke qenë se nuk premton puna, nuk do të ketë më shtyrje.