Pas fitores në ndeshjen e parë me Malin e Zi, ekipi Kombëtar U-19 do të zbresë sërish në fushë për takimin e dytë ndaj Moldavisë. Sfida do të luhet nesër, në orën 13:30 në stadiumin Kombëtar të Tiranës.
Ekipi ka mbyllur përgatitjet në Durrës dhe skuadra është gati për takimin ndaj Moldavisë. Vajzat do të kërkojnë fitoren e radhës dhe FSHF-ja fton të gjithë tifozët të mbështesin ekipin Kombëtar të Vajzave U-19 në stadium.
Po nesër, do të zhvillohet edhe sfida tjetër e Grupit B. Bjellorusia do të luajë kundër Malit të Zi në “Shtëpia e Futbollit” në orën 11:00.
Ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit do të luhen në të njëjtën orë, 13:30 të mesditës.
Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë në stadiumin Kombëtar, ndërsa kundërshtarët, Moldavia do të luajë ndaj Malit të Zi në “Shtëpia e Futbollit”.