Nesër shorti i Digitalb Kupës, ja skuadrat çerekfinaliste

Federata e Futollit e Kosovës ka bërë të ditur se tërheqja e shortit për fazën çerekfinale do të bëhet nesër (e premte), në orën 12:00, në Shtëpinë e Sportit. Pjesëmarrëse në këtë rreth të garave janë këto skuadra: Trepça ’89, Gjilani, Besa, Feronikeli, Istogu, Drenica, Drita dhe Llapi.

Çerekfinalja mund të sjell ndeshje interesante sikurse që është derbi i Gjilanit, pasi dy skuadrat janë në këtë fazë.