Superliga e Kosovës rikthehet në aksion nesër, me datën 10 gusht 2024.
Jemi në orët e fundit, ku edhe zyrtarisht klubet do fillojnë kampanjën 2024/25 në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta OLLE.
Një sezon ku skuadrat e ‘dobëta’ nuk eksiztojnë, me të gjitha ekipet të përforcuara dhe të gatshme për startin e kampionatit.
Ndryshime të shumta, transferime, pronarë të rinj, trajner që kanë marrur skuadrën nga fillimi, e disa të tjerë nga viti i kaluar, do bëjnë Superligën akoma më interesante.