Pas një pauze të ndeshjeve ndërkombëtare, rikthehet në aksion Art Motion Superliga e Kosovës.
Xhiroja e 12-të hapet në Suharekë, ku kampionët presin skuadrën e Dritës, në ndeshjet e fundit skuadra e Dritës ka filluar të luajë më mirë dhe pritet që dy skuadrat të kërkojnë fitoren.
Derbi i javës do të zhvillohet në Prizren, aty ku skuadra e Arbnor Rifatit do të pres skuadrën e Pejës me fillim nga ora 18:00.
Dy skuadrat nuk e kanë filluar mirë sezonën në Art Motion Superliga, Peja pas 10-të ndeshjeve ka të grumbulluara 16 pikë, ndërsa Prizreni pas nëntë ndeshjeve ka arritur 15 pikë.
Skuadra e Rahovecit në Mizair Isma do të ketë punë me Prishtinën e cila ka treguar formë të lartë në ndeshjet e fundit.
Edhe pse skuadra e Rahovecit ka një fond të mjaftueshëm lojtarësh, rezultatet e Vreshtarëve në këtë sezon kan qenë dëshpëruese, ku pas nëntë ndeshjeve kanë arkëtuar vetëm 11-të pikë.
KB Golden Eagle Ylli – Drita, ora 17:00.
KB Prizreni – KB Peja, ora 18:00.
KB Rahoveci – KB Prishtina, ora 19:00.