Nesër ndeshja vendimtare për fatin e BNE

Ka përfunduar ndeshja e ekipit shqiptar, Bad News Eagles, kundër ekipit ENCE, edhe pse nuk arritën që të dalin fitues, treguan një lojë fantastike kundër njërit nga ekipet më të mira të botës në CS:GO.

Gjithçka filloj me mapin e zgjedhur nga ekipi Bad News Eagles, ‘dust2’, ku edhe pse ishin duke humbur me rezultat të thellë, arritën që ta ngushtojnë rezultatin, ndërsa në fund humbën 16-13.

Por, gara nuk ka përfunduar ende për ekipin shqiptar, pasi nesër do të zhvillojnë ndeshjen e tyre vendimtare, në rast se fitojnë do të kualifikohen për në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ‘Legends Stage’.

Kundërshtari i tyre i radhës do të mësohet më vonë dhe gjasat për të fituar janë edhe më të mëdha pasi do të takohen me ekip të kalibrit më të ulët krahasuar me ekipin ENCE. /Telegrafi/

 

 

Publikohen formacionet startuese: Dy super skuadra luftojnë vetëm për një qëllim

(Video) Barella shënon gol të jashtëzakonshëm në finale