Nesër luhet finalja e madhe e Prishtina Tournament, hyrja falas për të gjithë

Pas një jave intensive me ndeshje të shumta në futsall, të organizuara nga Prishtina Tournament, në finale kanë arritur FC Orient Construction dhe FC Teo.
Ky turne e futsallit ka filluar nga data 23 dhjetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe kanë marrë pjesë gjithsej 32 ekipe seniore.
Me 30 dhjetor(nesër) do të zhvillohet finalja e madhe me fillim nga ora 19:00 dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Shikuesit do të kenë mundësi të shohin një duel të fortë ndërmjet lojtarëve më të mirë të Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, duke shfaqur aftësit e larta të tyre në sportin e futsalit.
Te FC Orienti, shikuesit do të kenë mundësi të shohin emra të njohur si Mentor Mejzini, Shefki Kameri, Ylli Mazreku, Jetmir Gashi,, Fitim Krasniqi, Ermal Gashi dhe Kenan Orana.
Ndërsa në anën tjetër te FC Teo në skuadër janë Bajram Mimoza Ramadani, Dani Alaj, Halim Selmani, Jeton Rukovci, Loni Maxharraj Behar Topalli, Malush Qerimi, Melos Kelmendi dhe Arif Limani.
Prishtina Tournament fton të gjithë të përcjellin këtë finale të  madhe të Prishtina Tournament.
Postimi i plotë nga Prishtina Tournament:

 

Ferizaj bën goditjen e radhës, transferon mesfushorin maqedonas

Presidentja Osmani nderon me medalje figurat e shquara të hendbollit të Kosovës