Nesër kryendeshja, flet Bylbyl Sokoli

Prishtina e nis stinorin pranveror me udhëtimin në Gjakovë, ku e pret Vëllaznimi. Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli thotë se debive kurrë nuk iu dihet.

Ai e vlerëson të vështirë sfidën e nesërme. “Kemi punuar mjaft, gjatë kësaj periudhe, ndërkohë ka pësuar ndryshime edhe ekipi ynë. Mendoj që me disiplinë do të prezantohemi mirë në Gjakovë, por është vështirë të parashikojmë rezultatin, ku luajmë kundër një kundërshtari cilësor”, tha Sokoli për sajtin zyrtar të klubit

“Ndeshjeve derbi dhe nuk dihet deri në minutën e fundit, por që besoj se do t’i kënaqim shikuesit e futbollit që nga java e parë”, shtoi ai.

Mungesat e klubit bardhekaltër janë: Viktor Kuka e Ahmet Haliti, të dy mbrojtës, ndërsa ata pritet të zëvendësohen nga Adnan Haxhaj e Betim Haxhimusa. (Gazeta Olle)