Nesër hidhet shorti në Ligën e Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës

Nesër fillon një rrugëtim i ri për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Pas eleminatoreve të Botërorit 2022, tashmë dardanët do të mësojnë kundërshtarët e grupit në Ligën e Kombeve, për edicionin 2022/23, shkruan Gazeta Olle.

Shorti do të hidhet  nesër në orën 18:00 në Nion të Zvicrës.

Ky është viti i tretë që ky kompeticion organizohet dhe siparin do e ngrejë në qershorin e ardhshëm. Ashtu si formatin e vjetshëm, UEFA Nations League do të ndahet në katër liga: A, B, C, D, ku në tri të parat do të kemi nga 16 ekipe të cilat do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra.

Të kujtojmë se Kosova është në Ligën C ku janë edhe kombëtaret e forta si: Turqia, Greqia, Sllovakia etj.

/Gazeta Olle/

Elshani: Nuk dorëzohet Feronikeli, mban shpresën se do të zhbllokohet afati kalimtar

E çuditshme: Dy politikanë vendosin t’i “qërojnë hesapet” në një ring boksi (VIDEO)