Nesër FHK-ja shpall më të mirët

Ceremonia “Laureatët e vitit 2021” do të mbahet të mërkurën (nesër) nga ora 17:00 në Hotel International Prishtina.

Do të veçohen më të mirët e vitit 2021, që ishte i suksesshëm për hendbollin tonë.

Pos hendbollistit dhe hendbollistes së vitit do të shpallen edhe fitues të tjerë në disa kategori.

Për shkak të masave anti-kovid, ceremonia nuk është e hapur.

Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, kurse do të respektohen të gjitha masat në fuqi.

 

Kosova 3×3 do të garojë në FIBA Europe Cup

Nëna e Neymarit largohet nga shtëpia pasi sulmohet nga i dashuri, Tiago Ramos