Nesër, derbi i Ligës së Parë, Liria pret ‘ndërtimtarët’

Nesër zhvillohen shumica e ndeshjeve të javës së parë të stinorit pranveror të Ligës së Parë, derisa derbi zhvillohet në Podujevë. Kampioni vjeshtor pret Flamurtarin, në duelin e skuadrave që po e kërkojnë rikthimin në Superligë.

Takimi pritet të jetë goxha i nxehtë, pasi të dyja e synojnë tre pikëshin. Kuqezinjtë do të ishin të kënaqur edhe më një pikë, bazuar në cilësinë e llapjanëve, për të cilët vlen vetëm fitorja.

Ndërkohë, Liria pret ‘ndërtimtarët’ e Ramiz Sadiku. “Respektojmë skuadrën e Ramiz Sadikut. Do të luajmë me kujdes maksimal. Këtë e kam kërkuar tërë javën nga futbollistët. Ne, na nevojitet që të startojmë me fitore para publikut tonë.Të nisim sa më parë rrugëtimin tonë të vështirë drejt synimit,  e që është kthimi në elitë.  Alternativ  jona është fitorja që me lojë dhe ndihmën e tifozëve do ta arrijëm”, ka thënë kryetrajneri , Skender Shengyli.

Gjilani do të ketë punë të lehtë me Ulpianën.

 

Orari dhe gjyqtarët – Java 16

 

E shtunë

Rahoveci – Kosova (P)    1:1

 

E diel

Gjilani – Ulpiana

Visar Kastrati, Orhan Krasniqi, Ernest Kume

 

 

Liria – R-Sadiku

Arben Halilaj, Fatmir Kiqina, Nexhmedin Bala.

 

Dukagjini – Kek-u

Leotrim Mustafa, Jakup Gashi, Berat Berisha

 

Llapi – Flamurtari

Fatmir Tahiri, Gezim Mehmeti, Bujar Haradinaj

 

Fushë- Kosova – Ballkani

Alban Shala, Deli Muriqi, Qamil Maxhuni

 

Rahoveci – Kosova (P)

Shpëtim Murtezi Hasan Llallo, Fatlum Jashari

 

Lepenci – 2-Korriku

Liridon Hasani, Hivzi Osmani, Avni Jupolli

 

Deçani – Vllaznia (P)  (Ndeshja zhvillohet në Gjakovë )

Isak Ceroviku, Selman Reqica, Nuhi Hysenaj