Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita – Royal Antwerp, këto janë çmimet

Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Royal Antwerp në Ligën e Konferencës. 

Tashmë Drita ka njoftuar përmes faqes zyrtare se biletat do të dalin në shitje nesër (e martë), para teatrit të qytetin dhe tek stadiumi i qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.

Këto janë çmimet e biletave: Veri 2 euro, Lindje 3 euro, Perëndim 7 euro, VIP 20 euro.

Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi baras 0-0, andaj entuziasmi i bardhekaltërve është tejet i lartë për ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”.

Njoftimi i plotë: 

NJOFTIM

Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – Royal Antwerp FC do të dalin në shitje nga dita e marte në formë fizike në dy pika të shitjes:

• Para teatrit të qytetit
• Te stadioni i qytetit(te sheshi)

Shitja fillon prej orës 12:00 deri në ora 20:00.

Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje afër stadiumit “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes.

Tribina në Jug është e mbyllur, ndërsa çmimet për biletat në dispozicion janë:

• Veri 2 euro
• Lindje 3 euro
• Perëndim 7 euro
• VIP 20 euro

Te gjitha biletat do te jene me barkod identifikues.

FC DRITA⬜🟦

/Gazeta Olle/ 

Tifozët e klubit të njohur kundër transferimit të Ronaldos, nisin fushatën “ContraCR7”

Udhëheqësi i Shvercerave, Jusuf Ramadani: Nesër do të organizohemi siç na ka hije, ne luftojmë t’i nderojmë shqiptarët