Nëse sot do të mbyllej kampionati, këto skuadra do të luanin në barazh

Përveç luftës për titull që është mjaftë interesante si në Superligë ashtu është edhe në Ligën e Parë, interesant mbetet edhe lufta për mbijetesë.

Ajo që gjithmonë e bënë interesant fundin e kampionatit janë edhe dy ndeshjet e barazhit.

Skuadrat e Superligës që përfundojnë në pozitat 9-të dhe 10-të luajnë me ato të Ligës së Parë që përfundojnë në pozitat 3 dhe 4.

Nëse sot do të mbylleshin kampionatet atëherë Prishtina do të përballej me Flamurtarin, në një derbi të madh lokal që tash e një kohë i mungon kryeqytetit.

Ndeshja tjetër do të zhvillohej në mes të KEK-ut dhe Dritës, që po ashtu do të ishte e zjarrtë. /olle/