Nëse Prishtina, Drita dhe Ballkani e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, kush shpallet kampion?

Superliga e Kosovës është futur në sprintin final të garës, ku kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Prishtina është lider me 69 pikë, Drita është e dyta me 69 pikë, ndërsa Ballkani i treti me 67 pikë.

Duke shikuar kalendarin mund të ndodh që skuadrat ta mbyllin me pikë të barabarta kampionatin, shkruan Gazeta Olle.

Por si është procedura nëse tri skuadra e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta.

Atëherë krijohet një mini-renditje, ku shikohen ndeshjet mes tri skuadrave.

Duke e shikuar renditjen aktuale, ateherë edhe pa u zhvilluar ndeshjet e mbetura si Drita – Ballkani, por edhe ajo Prishtina – Ballkani, skuadra prishtinas ka larg bilanc më të mirë se rivalët.

Prishtina në ndeshjet me Dritën dhe Ballkanin ka tubuar 14 pikë, Ballkani ka 7 pikë, ndërsa Drita vetëm gjashtë pikë.

Ballkani do t’i zhvillojë dy ndeshje me rivalët direkt dhe nëse i fiton të dyja, por mbyllet me pikë të barabarta me Prishtinë e Dritën, nuk bëhet kampion.

Kampion shpallet Prishtina pasi ka rezultate shumë të mirë me të dyja deri më tani.  


Renditja momentale mes tri skuadrave

Prishtina – 14 pikë: 7 ndeshje – 4 fitore – 2 barazime – 1 humbje

Ballkani – 7 pikë: 6 ndeshje  – 2 fitore – 1 barazim – 3 humbje

Drita – 6 pikë: 7 ndeshje – 1 fitore – 3 barazime – 3 humbje


/Gazeta Olle/