Nëse Interi nuk transferon Yaya Touren, Mancini jep dorëheqje

Edicioni i dështuar që e kaloi Interi ka bërë që Roberto Mancini të ketë kërkesa të mëdha për afatin kalimtar të verës.

Njëri prej kërkesave të tij ishte mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure. Sipas “Tuttosport”, nëse Interi nuk arrin që ta marrë Touren, Mancini do të vendosë për t’u larguar nga Interi.

Pas humbjes së garës për Dybalan e Palermos që shkoi te Juve, Interit i duhet medoemos të marrë Touren, pasi që një largim i Mancinit do të shkakonte telashe të mëdha në klub. /Gazeta Olle