Nëse Hajvalia largohet nga garat, më së shumti fiton Prishtina

Nëse me të vërtetë Hajvalia do të largohet nga garat e mëtutjeshme të Raiffeisen Superligës, atëherë nga kjo do të përfitonte më së shumti Prishtina.

Kjo, pasi të gjitha ndeshjet e ardhshme të saj, do të regjistrohen me rezultatin 3:0 për kundërshtarët.

Kështu, Prishtina, që është paraparë të luajë me Hajvalinë të dielën, do të fitonte me rezultatin në fjalë, kurse do të ishte skuadra e vetme, që do t’ia merrte Hajvalisë gjashtë pikë, pasi në fundjavë mbyllet faza e dytë.

Të gjitha skuadrat tjera do t’ia merrnin nga tri pikë, shkruan GazetaOlle.com.

Kështu thotë rregullorja e FFK-së.

“Nëse klubi tërhiqet apo përjashtohet nga garat pasi të ketë zhvilluar më tepër se gjysmen e numrit të përgjithshëm të ndeshjeve të parapara për atë kampionat, atëherë ndeshjet e tij të zhvilluara deri në atë moment do të regjistrohen me rezultate të arritura, ndërsa ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit nuk do të zhvillohen dhe do të regjistrohen me rezultat zyrtat(3:0) në favor të kundërshtarëve të tij të ardhshëm të paraparë me kalendar të garave”, thuhet në rregulloren e FFK-së.