Nëse fiton sot, kjo skuadër hynë në Serie A

 Pas Carpit, një tjetër skuadër me pak emër në futbollin italian, mund të shkruajë sot historinë.

Është Frosinone, e cila nëse sot shënon fitore do të inkuadrohet në Serie A. Frosinone e pret në fushën e vet Crotonen që po lufton për mbijetesë në Serie B.

Frosinone ka 68 pikë, kur kanë mbetur edhe dy javë në Serie B. Ata kanë katër pikë më shumë se Bologna dhe gjasat janë që edhe me një barazim të hyjë në Serie A, nëse nuk fiton Bologna ndaj Pro Vercellit.