“Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë keqkuptim” – kreu i Dardanëve i kërkon falje kapitenit Amir Rrahmani

Festa e futbollistëve të Kosovës pas fitores ndaj Qipros me tifozët “Dardanët” nuk shkoi edhe aq mirë, ku në një video shihej kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani mjaftë i revoltuar. 

Ai kishte një diskutim me kreun e “Dardanëve”, Lulzim Berishën, me këtë të fundit që i ka kërkuar falje publike Rrahmanit. 

Sipas tij kapiteni Rrahmani mund të jetë prekur nga ndonjë fjalë e tifozëve dhe për këtë i ka kërkuar falje atij dhe gjithë stafit.  

“Pas raportimeve të fundit mediale, si kryetar i Dardanëve dhe në emër të krejt tifogrupit, dëshirojmë që t’i kërkojmë falje kapitenit tonë Amir Rrahmanit dhe çdo lojtari apo stafit të gjithëmbarshëm nëse është ndier i ofenduar nga ndonjë keqkuptim apo nga ndonjë fjalë e lëshuar nga dikush prej tifozëve që jodomosdoshmerisht nënkupton se është pjesë e Dardanëve”.  

“Qëllimi im si Lul nuk është ta ofendoj askënd nga lojtarët. Të njëjtën gjë mund ta them edhe për kryesinë tonë të tifogrupit. Ne kemi qenë në çdo vështirësi të Kosovës pranë kombëtares tonë dhe këtyre lojtarëve. Kemi qenë edhe kur të tjerët e kanë sharë. Kemi qenë dhe i kemi mbrojtur e përkrahur në Shkodër, Mitrovicë, Prishtinë apo kudo në Evropë. Kosova është mbi secilin”.  

“Ne jemi për ta mbrojtur interesin e kombëtares. Prandaj edhe nëse dikush është prekur nga kombëtarja apo stafi ta pranojnë kërkim-faljen tonë. Qëllimi ynë është fisnik që nga dita e parë. Do te jemi gjithmonë tifozët besnikë pranë kapitenit Rrahmani, lojtarëve dhe trajnerit. Sepse Kosova është ajo që na bashkon dhe që na bënë ditën, javën, muajin dhe vitin më të bukur. Gabimet jo-dashakeqëse nuk përjashtojmë rastin që mund të kenë ndodhur. Konstantja që mbetet është dashuria për Kosovën”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook. 

Gjatë ditës kishte edhe raportime se kapiteni Amir Rrahmani këtë moment dhe disa momentet të tilla i ka shfaqur si shqetësim edhe te krerët e FFK-së për të cilat ka kërkuar zgjidhje sa më shpejtë. 

Trepça pëson në shtëpi nga MHP Riesen Ludwigsburg

Valon Behrami i pamëshirshëm për Granit Xhakën: Fajtor në dy golat e pësuar