Një tjetër test për Feronikelin e ri të Gani Sejdiut.
Ish-kampionët e vendit të cilët ditë më parë mposhtën thellë ekipin Gryka (5-0), gjatë pasdites së hënë pritet ta zhvillojnë edhe një tjetër duel kontrollues.
Kundërshtar i Feronikelit në këtë përballje do të jetë Ramiz Sadiku.
Dueli pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, derisa pritet të fillojë nga ora 17:00.