Nëse Blatteri fiton, Anglia bojkoton botërorin

Anglia kërcënon. Nëse Sepp Blatter fiton të premten në zgjedhjet për president të FIFA-s, anglezët do të bojkotojnë kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

Kështu ka thënë David Gill, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, i cili ka dalë kundër Blatterit pas skandalit që përfshiu FIFA-n, shkruan ‘Daily Mirror’.

Dhjetëra zyrtarë të FIFA-s u arrestuan të mërkurën nën dyshimin për kurdisje. E derisa Anglia kërcënon, Kosova shpreson të marrë pjesë për herë të parë në kualifkime për botëror.