Nëntor “i zjarrtë” për Kombëtaren, një miqësore luksi dhe një vëllazërore

Do të jetë një nëntor i zjarrtë për kombëtaren Shqiptare. Ashtu siç pati paralajmëruar SuperSport disa ditë më parë, Shqipëria do të plotësojë një ëndërr të kahershme të të gjithë futbolldashësve, një miqësore me Italinë në Tiranë, teksa tani është mësuar edhe data e orari i ndeshjes.

Shqipëria do të zbresë në fushë në 16 nëntor, në orën 20:45 në “Air Albania”, për të parën ndeshje historike me Italinë në vendin tonë, një dëshirë e vjetër kjo për të gjithë futbolldashësit që ndjekin me simpati edhe futbollin e përtej Adriatikut dhe që tani plotësohet edhe falë krijimit të kushteve, me të kaltërit që nuk mundën të sigurojnë një biletë për në Botërorin e Katar.

Do të jetë padyshim një ndeshje e veçantë dhe për të mos u humbur, që si çdo event vërtet i madh e që ja vlen, të gjithë do të mund ta ndiqni në SuperSport. Por nëntori i zjarrtë i kuqezinjve nuk mbaron këtu, pasi siç Supersport mëson, drejtuesit e Federatës janë duke planifikuar edhe një tjetër miqësore përballë përfaqësueses së Kosovës.

Në lidhje me këtë takim, tratativat janë në fazën finale dhe është përcaktuar data e zhvillimit, në 19 nëntor, por ndërkohë mbetet për t’u përkufizuar edhe një detaj i rëndësishëm, ai i vend zhvillimit të takimit. Shqipëri – Kosovë mund të luhet në Gjermani ose Zvicër, ndërkohë që një ndër opsionet më të kuotuara është ai i Franfurtit.

Një takim i tillë do të ishte padyshim, përveçse një test i mirë sportiv, edhe një festë e vërtetë futbollistike për shqiptarët e shumë të diasporës, duke patur parasysh numrin e madh të tyre në këto dy vende, me shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës në emigrim që do të mund t’i japin jetë një vëllazëroreje të vërtetë festive për t’u bërë bashkë në zemër të kontinentit duke dhuruar një atmosferë vërtet emocinuese. Edhe ky një event që të gjithë do të mund ta ndiqni në Platformën e të gjithë shqiptarëve, DigitAlb-SuperSport.

 

Ademi kërkon që Qeveria urgjentisht ta shpallë stadiumin “Fadil Vokrri” objekt të interesit nacional

Përfundon pjesa e parë në ndeshjet Drenica – Trepça ’89 dhe Malisheva – Dukagjini