Nëntë vite nga pranimi i Kosovës në FIBA

Sot, kur do të mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së, janë bërë nëntë vite nga pranimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA.

Më 13 mars 2015, FBK u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s.

Më 13 Mars 2015, Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s me votim unanim pranoi FBK-në në gjirin e saj. Më pas Kosova ishte pranuar edhe në FIBA Evropa.

Pranimi në FIBA ishte një hap i madh për basketbollin e Kosovës, pas shumë vështirësive, duke i hapur dyert për arenën ndërkombëtare.

Vite të tëra angazhim dhe punë u finalizuan me sukses, ndërsa gjenerata të tëra kanë punuar për këtë ditë të veçantë për basketbollin e Kosovës.

Nga pranimi, Kosova me sukses ka organizuar disa ngjarje të rëndësishme evropiane, ndërsa garon me të gjitha grupmoshat në arenën ndërkombëtare, si dhe me Kosovën A, e po ashtu edhe klubet kosovare janë pjesë e garave evropiane.

FBK do të jetë gjithmonë mirënjohje FIBA-s për pranimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që jep për basketbollin e Kosovës.

Vendimet e mbledhjes së 33-të të BE të KOK-ut

Fushë Kosova për befasi, Ballkani për vazhdimësi – formacionet zyrtare