Nënkryetari i Kuvendit kërkon përgjegjësi për Edis Kurajën

Rasti i Edis Kurajës ka depërtuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Nënkryetari Xhavit Haliti, gjatë seancës parlamentare ka kërkuar përgjegjësi për aksidentin e ish-basketbollistit.

Ai iu është drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, duke thënë që ai është përgjegjës për të marrë informata shtesë në lidhje me rastin e Kurajës.

Ndryshe, Kuraja momentalisht ndodhet në Shkup dhe gjendja e tij shëndetësore nuk duket se është e mirë. /Olle