Nëna e tij ja refuzoi Unitedin

Vincent Kompany ka deklaruar se nënë e tij e kishte refuzuar transferimin e tij në Manchester United.

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany ka treguar se si nëna e tij nuk e kishte lejuar që të transferohej në Manchester United, pasi dëshironte që së pari të përfundonte shkollën.

“Unitedi pyeti për mua, por unë kisha prioritet tjera në atë kohë. Isha në shkollë dhe nënë ime së pari me detyroi ta përfundoj atë para se të koncentrohem në futboll”, tha Kompany për Daily Mirror.

Ai po ashtu foli edhe për tashmë rivalin e Unitedit, Manchester Cityn, ku tha se ndjehet shumë krenar që është pjesë e kësaj skuadre.

“Është nder i madh të jem kapiten i kësaj skuadra dhe vërtetë po ndihem shumë mirë. Kam derdhur djersë dhe gjak për këtë skuadër. Jam i pasionuar me këtë skuadër dhe dua të jetë e suksesshme aq sa edhe presidenti”.