Nëna e Ronaldos zbulon se çfarë i tha ai derisa ishte në negociata me Man Cityn

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro zbulon se si ylli portugez i tha asaj se do të kthehej në Manchester United ndërsa negociatat me Manchester City ishin duke vazhduar.

 

Ronaldo u kthye në Manchester United nga Juventusi në një marrëveshje prej 15 milionë eurosh gjatë javës së fundit të merkatos së verës.

Ylli portugez kërkoi të largohej nga “Bianconerët” pas një periudhe trevjeçare në Torino, ku ai shënoi 101 gola në 134 paraqitje.

Manchester City ishte lidhur ngushtë me transferomin e CR7, por ai vendosi të kthehej në “Old Trafford”.

Nëna e sulmuesit, Dolores Aveiro, ka zbuluar se çfarë ndodhi gjatë atyre ditëve të vrullshme.

“Nënë, mos u shqetëso për atë që thonë, sepse unë do të shkoj në Manchester United,” tha zonja Aveiro për “ADN De Leao” derisa ka zbuluar fjalët e të birit të saj.

“Unë i thashë se më pëlqeu shumë kjo ide dhe ai e bëri atë. Të shohësh stadiumin plot, me 75,000 njerëz duke kënduar emrin e tij është emocion i madh”.

Ronaldo ka nënshkruarëmarrëveshje dyvjeçare me “Djajtë e Kuq” me opsion për ta vazhduar edhe një vit tjetër.

Reja tregon skuadrën favorite për ta fituar titullin në Serie A

Lirim Kastrati shënon gol të çuditshën në Kupën e Polonisë (VIDEO)