Nëna e Mbappes befason – kjo do të jetë e ardhmja e sulmuesit

Duket se Kylian Mbappe nuk ia ka mbyllur derën përfundimisht PSG-së për të vazhduar edhe pas këtij sezoni.

 

Nëna e tij, Fayza Lamari, ka pranuar se diskutimet janë duke vazhduar me klubin francez për një zgjatje të kontratës.

Mbappe mbeti shumë i zhgënjyer që lëvizja drejt Real Madridit nuk u bë në verë, megjithëse ai ende mund të nënshkruajë një marrëveshje me Los Blancos në janar.

“Ne po flasim me PSG-në për momentin dhe gjithçka po shkon mirë”.

“Fola me Leonardo mbrëmë, një gjë është e qartë dhe se Kylian do të japë gjithçka deri në fund për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Kylian duhet të jetë i lumtur. Nëse është i trishtuar, atëherë ai është i aftë t’ju tregojë, dhe shpesh na thotë”.

“Te Kylian gjithçka mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën”, deklaroi Lamari për Le Parisien.

BBC kritikon Federatën e Futbollit të Skocisë, në Kosovë është implementuar VAR ndërsa tek ne jo

Familja legjendare tani po nxjerrë një hero në futboll, Igball Jashari: Kosova është gjaku, ajri dhe fryma ime