Nën patronatin e FFK-së, sot filloi “Tournament Prishtina 2022”, Agim Ademi i fton të gjithë ta ndjekin turneun nga afër

Nën patronatin e FFK-së, sot ka filluar “Tournament Prishtina 2022”, në kuadër të programit për zhvillimin e futbollit spontan (futbollit të rrugës).

Ky event, i cili po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, do të zgjasë deri më 29 qershor, teksa po marrin pjesë 20 ekipe.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i ka ftuar të gjithë për ta ndjekur nga afër këtë turne, i cili qysh në mbrëmjen e parë ka zgjuar interesim të madh.

Ademi thekson se nga ky turne mund të dalin edhe talentë, të cilët më pas do të mund të regjistrohen në klubet e futbollit dhe të futsallit.

Postimi i plotë nga Agim Ademi:

Në kuadër të programit tim për zhvillimin e futbollit spontan (futbollit të rrugës), sot, ka filluar “Tournament Prishtina 2022”, nën patronatin e FFK-së e në mbikqyrje të
Getart Hysenit, Bajram Murturit dhe Lulzim Berishës.

Ky event, i cili po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, do të zgjasë deri më 29 qershor, teksa po marrin pjesë 20 ekipe.

Qysh në mbrëmjen e parë ky turne ka zgjuar interesim të madh. E përveç kënaqësisë që sjellë loja e futbollit për qytetarët dhe bashkëatdhetarët tanë gjatë këtyre mbrëmjeve verore, nga ky turne mund të dalin edhe talente, të cilët më pas do të mund të regjistrohen në klubet e futbollit dhe të futsallit.

Ju ftoj ta ndiqni nga afër këtë turne!

#BashkëPërFutbollin

/Gazeta Olle/

Edona Thaqi e lumtur që do ta përfaqësoj Kosovën

Kosova pëson humbje në miqësoren e parë nga Maqedonia e Veriut