Nën akuzë për vjedhje dhe shpërdorim detyre, Prokuroria e Tiranës nis hetim për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Sipas asaj që raporton “NEWS 24”, hetimet kanë nisur pas referimit të kryer nga Policia e Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

24 orë më parë ishte Bashkia e Tiranës ajo që kërkoi hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për kreun e qeverisë së futbollit shqiptar.

Gjikokaj gjashtë gola në elitën e Norvegjisë, Marku 11 në Zvicër

Vazhdon puna intensive e Prishtinës në Turqi, klubi njofton për gjendjen e futbollistëve