Sassuolo po avancon me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Salernitanas në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit italian.
Në këtë takim po shkëlqen mesfushori shqiptar Nedim Bajrami i cili ka shënuar një gol dhe asistuar në një tjetër.
Fillimisht, Bajrami nisi aksionin tek goli i parë që u shënua nga Armand Lauriente në minutën e 37-të të takimit.
Ky ishte vetëm goli i tij i dytë këtë sezon për Bajramin në Serie A teksa tani ka edhe dy asistime.