Nedim Bajrami protagonist absolut, mesfushori përmbys i vetëm Fiorentinën

Empoli ka marrë një fitore me vlerë në kampionat, ku ka mundur Fiorentinën me rezultatin 2-1. Protagonist ishte ish-sulmuesi i Interit. Andrea Pinamonti.

22 vjeçari shënoi në minutën e 90 duke i dhënë fitoren vendasve. Në radhët e Empolit u aktivizua Bajrami në minutën e 58 i cili zhvilloi paraqitje prej top-playeri.

Mesfushori i Kombëtares u bë protagonist te dy golat e shënuar nga Empoli duke qenë vendimtar në nisjen e aksioneve.

Një rikthim në formën më të mirë për mesfushorin i cili në ndeshjen e fundit nuk ka treguar rendimet të qendrueshëm. Në ndeshjen tjetër Sampdoria fitoi 3-1 në shtëpi me Veronën.

Southamptoni i Armando Brojës mposhtet bindshëm nga Liverpooli

Sot u zhvilluan tri ndeshje interesante në Ligën e Dytë, këto janë rezultatet