Nedim Bajrami në listën e transferimeve te Juventusi

Nedim Bajrami është kthyer shumë shpejt në një personazh shumë të diskutuar në futbollin italian.

Mesfushori shqiptar po paraqitet shumë mirë në radhët e Empolit që në vitin e tij të parë në elitën e futbollit italian dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Por pakkush priste që një nga këto klube të ishte edhe Juventusi.

Klubi bardhezi ka aktualisht probleme sa i përket repartit të avancuar, me Alvaro Moratën që kërkon të largohet, Paulo Dybalan që nuk po rinovon e Dejan Kulusevskin i cili nuk hyn të preferencat e Max Allegrit.

Dëmtimi i Federico Chieasa ka shkatërruar çdo plan që kishin bardhezinjtë, të cilët tashmë duhet të kërkojnë alternativa të tjera për fazën ofensive.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, edhe Nedim Bajrami hyn mes alternativave që po shqyrtohen nga bardhezinjtë që në merkaton e janarit.

Empoli nuk do të heqë dorë lehtë nga lojtari, por Juventusi aktualisht duket në emergjencë të plotë dhe është gati të bëjë edhe sakrifica financiare për të plotësuar radhët.

Jashanica konfirmon kontaktet me klubet e Shqipërisë dhe tregon vendimin e tij

Vedat Muriqi në bisedime të avancuara me klubin e njohur anglez