Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e Empolit ndaj Udineses.
Bajrami shënoi golin e epërsisë për 2:1 në minutën e 51′ të takimit.
Ky ishte goli i tretë i Bajramit në Serie A.
Sulmuesi shqiptar asistoi edhe tek goli i tretë i skuadrës së tij në këtë fitore
Portieri Samir Ujkani dhe mbrojtësi Ardian Ismajli po shikojnë ndeshjen nga banka.
Empoli i shqiptarëve renditet në pozitën 11 me 21 pikë.