Shqipëria ka gjetur golin e epërsisë në përballje me Ishujt Faroe.
Vetëm pas 20 minutave lojë, kuqezinjtë kanë realizuar golin e parë në këtë duel.
Ka qenë mesfushori ofensivë, Nedim Bajrami që realizoi golin e epërsisë për Shqipërinë pasi u fut bukur në zonë.
Asistues në golin e Bajramit ishte Jasir Asani, një tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Falë epërsisë së hershme, kuqezinjtë tani kërkojnë golin e dytë dhe të sigurisë.
Faroe Islands 0-1 Albania | Goal: Nedim Bajrami#EURO2024 #Euro2024Qualifiers@FootballReprt@fball_newzz@Goalsreplayy pic.twitter.com/WtppGtEaZv
— Sohaib Just That (@Sohaib_That) June 20, 2023