Nedim Bajrami flet pas fitores dhe paralajmëron çekët për ndeshjen e radhës

Shqipëria ka marrë fitoren e dytë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në udhëtim te Ishujt Faroe me rezultat 1-3.

Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi ishin realizuesit e golave për Shqipërinë në këtë duel.

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami pas ndeshjes ka thënë se është i lumtur me golin dhe fitoren.

“Po, jam shumë i lumtur që shënova edhe sot. Por më rëndësi kanë tre pikët. Nuk u dorëzuam dhe ia dolëm. Nuk është lehtë të luash këtu, janë një skuadër shumë fizike”.

“Në pjesën e dytë krijuam shumë raste, shënuam dhe morëm tre pikët. Kjo ka rëndësi. Ishujt bëjnë shumë presing, rëndësi ka që morëm pikët maksimale”, tha Bajrami për SuperSport.

Krejt në fund ai ka folur edhe për ndeshjen e radhë në shtator ndaj Republikës Çeke.

“Të përgatitemi shumë mirë. Kemi pushime, kur të kthehemi duhet të japim maksimumin për Kombëtaren. Të marrim fitore ose një pikë për Shqipërinë”, deklaroi Nedim Bajrami. /Gazetea Olle/

Zyrtare: Gentrit Halili i bashkohet Ballkanit

Betim Fazliji largohet nga St Pauli dhe prezantohet te skuadra e tij e re