Në Tiranë po e presin Fikret Shatrin, ja kur pritet të mbërrijë ai

Atleti Fikret Shatri është nisur të enjten për të realizuar rrugëtimin sfidues të tij, duke përshkruar në vrapim rrugën Prishtinë – Tiranë, në largësi prej 257 kilometrash.

Shatri është nisur nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë, me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.

Para nisjes, ai është shprehur optimist se do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Në Tiranë janë mbledhur duke pritur arritjen e Shatrit, raporton Gazeta Olle.

Ai pritet të mbërrijë pas orës 16:00.

Shatri e ka pësuar një dëmtim të lehtë dhe 30 kilometrat e fundit po i bën duke ecur.

Ky aktivitet, me moton shumë interesante “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”, është mbështetur edhe nga MKRS e Komiteti Olimpik i Kosovës. /Gazeta Olle/