Nesër me fillim nga ora 13:30 në Suharekë zhvillohet një nga ndeshjet më interesante në Superligën e Kosovës këtë vit.
Ballkani momentalisht është në pozitën e dytë pasi që Drita fitojë takimin me Ulpianën në Gjilan, por Ballkani me një fitore eventuale do të kryesonte përsëri tabelën.
SC Gjilani me 32 pikë, rreshtohet në pozitën e tretë, dy pikë më pak se rivalët e Dritës që janë duke e kryesuar kampionatin, por kuqebardhët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Skifterët në pesë takimet e fundit janë më të suksesshëm se Xhebrailët, duke fituar dy ndeshje, barazuar dy të tjera dhe humbur një.
Përballja e parë këtë edicion u mbyllë me barazim në Gjilan, me rezultatin 1-1 pas 90-të minutave shumë dramatike.
Dy skuadrat nesër do të kërkojnë fitoren, pasi që shpërblimi i kësaj fitore do të thotë të dimërosh si lider në Superligën e Kosovës.
/Gazeta OLLE/