Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Komuna e Prishtinës organizon turneun Rama – Domi

Komuna e Prishtinës konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do ta organizojë turneun përkujtimor për legjendat e futbollit, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët humbën jetën pas një aksidenti me veturë në fshatin Volljakë të Klinës, më 22 nëntor të vitit 1987.

Turneu do të organizohet të martën (22 nëntor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ky turne nis në ora 19:30 dhe pjesëmarrëse krahas Prishtinës janë edhe Llapi, Flamurtari dhe Dukagjini.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e FC Prishtinës.

Ndeshjet do të zgjasin nga 45 minuta.

Ky turne për herë të parë u organizua në vitet e 90-ta, duke iu falënderuar veprimtarit të madh Arbon Desku, atëkohë kryetar i KF Dukagjinit të Klinës, pastaj edhe nënkryetar i KF Prishtinës në vitet më të vështira.

Domi dhe Rama me vite të tëra kanë luajtur për Prishtinën, sidomos në elitën e futbollit ish-jugosllav.

Në vitin 1987 Rama u transferua te Liria teksa Domi te Vëllaznimi.

Favzi Rama ka bërë karrierë edhe në Turqi te skuadra Eskiserhispor.

Lë pas Messin, Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord

Mbyllet pa gola pjesa e parë ndërmjet Senegalit dhe Holandës