Shkupi do e pret Shkëndijën në javën e 31-të kampionale në futbollin elitar të Maqedonisë së Veriut.
Bardhekaltërit me një fitore eventuale, do jenë lider në tabelën e klasifikimit vetëm edhe dy xhiro deri në përfundimin e kampionatit, shkruan Gazeta OLLE.
Kryesia e FC Shkupit ka marrur një vendim për këtë ndeshje, duke hapur stadiumin në Çair, madje duke i bërë një dhuratë ‘Shvercerave’, duke i lejuar të futen falas në tribuna.