Në Shqipëri menduan se Erdin Hashani ishte rus

Mbrojtësi i Dritës, Erdin Hashani gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe në Shqipëri. Ai ka luajtur për Besëlidhjen e Lezhës, Skënderbeun e Korçës dhe Besën e Kavajës.

Biondi nga Prishtina në një intervistë të gjatë për ‘Kohën Ditore’ kujton se në fillimet e tij në Shqipëri, mendonin se ai ishte rus. “Kur shkova te Besa e Kavajës, e kishim një ndeshje miqësore ndaj Dinamos. Ajo që më bëri të qeshja ishte fakti se shumica mendonin se jam rus apo ukrainas”, ka deklaruar Erdin Hashani.

Ai dyshon se kishin menduar kështu, ndoshta për shkak të flokëve të tij te verdha. Hashani konsiderohet një ndër mbrojtësit më cilësor i cili tashmë aktivizohet në futbollin e Kosovës. /Olle/