Në Serbi, futbollsitët friksohen për jetën (VIDEO)

Mirko Poledica, president i shoqatës së futbollistëve profesionist, i frikësohet faktit se një lojtar shumë lehtë mund të përfundojë i vrarë nga grupet huligane në vend.

Poledica thotë se dhuna e tifozëve ka marrë përmasa të mëdha në vitet e fundit dhe se situata tani ka arritur pikën e krizës.

Zharko Udoviçiç  ka qenë i kërcënuar me armë të hënën pasi që humbi një penallti dhe skuadra e tij humbi 1:0 kundër Radit.

“Duhet të presim derisa disa rrugaç mund të vrasin ndonjë një lojtar tonin?”, citohet të ketë thënë Poledica për faqen zyrtare FIFPro-së, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Në vitet e fundit, unë kam dëgjuar për shumë incidente të dhunshme dhe e pyes veten, kur do të ndalen. Ajo që më shqetëson është se nuk ka asnjë reagim nga Federata e futbollit. Ata mbesin të qetë.  Ata duhet të bëjnë diçka për të garantuar sigurinë e lojtarëve. Por ata nuk e bëjnë këtë”.

Poledica thotë se autoritetet janë për tu fajësuar për këtë gjendje.

“Në Serbi, asnjë tifozë nuk është dënuar ndonjëhetë penalisht pas sjelljeve të dhunshme kundër një lojtari të futbollit”, shtoi ai. “Kjo është arsyeja pse lojtarët janë të frikësuar që mund të sulmohen apo të poshtërohen”.