Në rast të përfundimit të parakohshëm të kampionateve, ky do të jetë fituesi i ‘Këpucës së Artë’

Shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, ka bërë që pothuajse gjitha ligat evropiane të pezullojnë aktivitetet e tyre,

Përpos paqartësive se si do të vazhdojë ecuria e kampionateve, mbeten të paqarta edhe rrethanat se kujt do t’i takon ‘Këpuca e Artë’ për edicionin 2019/20, transmeton Gazeta olle.

Momentalisht, nuk dihet asgjë se çfarë do të ndodh me vazhdimet e ligave, por në rast të pezullimeve të kampionateve, në listën e top shënuesve më të mirë gjendet sulmuesi italian i Lazios, Ciro Immobile me 27 gola dhe gjithsej 54 pikë.

Prapa tij gjendet sulmuesi gjerman, Robert Lewandowski, me dy gola dhe katër pikë më pak, kurse top3 e mbyll Cristiano Ronaldo.

E futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi gjendet në pozitën e gjashtë, larg pozitave të para.