Në Prishtinë organizohen kualifikimet për Kampionati Evropian

Federata e Hendbollit e Kosovës këtë fundjavë, më saktësisht të premten, të shtunën dhe të dielën, do të jetë nikoqire e garave kualifikuese të grupit të 6-të të EHF-it, që janë të vlefshme për Kampionatin Evropian 2015, që mbahet ne Maqedoni nga data 13-23 gusht 2015.

Në garat kualifikuese të grupit të 6-të, që mbahet në Prishtinë nga data 20-22 mars pjesëmarrëse, përveç Përfaqësueses U17 të Kosovës do të jenë edhe Përfaqësuesja e Suedisë, Austrisë dhe Sllovakisë, të cilat do të luftojnë për dy vendet e para të cilat sigurojnë “vizën” për garat përfundimtare në Maqedoni.

Përfaqësuesja e Kosovës, nga data 1 deri me 8 mars ishte në përgatitje të përbashkëta në Gjakovë, ku tani katër ditë janë duke e zhvilluar edhe fazën finale para zhvendosjes se tyre në Prishtinë, pasi turneu kualifikues zhvillohet në Pallatin e Sportit dhe Rinisë në kryeqytet.

Sipas trajnerëve të Përfaqësueses, edhe përkundër fondit të varfër të lojtareve cilësore, shpresojnë se kjo grupmoshë (lojtaret e lindura në vitin 1988 e më të reja) me siguri nuk do të koritet pasi ka disa talente të cilat premtojnë në të ardhmen.