“Sot në Prishtinë, më shumë pati tifozë nga Peja”

‘Timonieri’ i Besës së Pejës, Arbnor Morina u shpreh i kënaqur me pikët e arkëtuar nga Prishtinës. “Kur takohen Prishtina dhe Besa, është lojë që gjithmonë zgjon kërshëri. Ne e kemi ditur kundër çfarë kundërshtari luajmë, mirëpo e kemi ditur edhe çka po duam ne nga loja. Kemi ardhur të luajmë hapur ashtu siç kemi luajtur çdo herë dhe në çdo fushë dhe ta tregojmë kualitetin dhe bukurinë e lojës e cila na ka përcjellë gjatë tërë kampionatit. Mendoj se këtë e kemi arritur në mënyrën më të mirë dhe më të mangët kanë qenë spektatorët që munguan e ku më shumë pati nga Peja se nga Prishtina”, deklaroi Morina për ‘prishtinafc.com’.

Ai u përjashtu nga loja derisa në pjesën e dytë u detyrua që ta drejtojë ekipin nga tribuna. “Përjashtimi ndodhi. Ka shumë dallim të madh ndërmjet vokabularit të prekurit dhe të shtyrjes. Gjyqtari anësor e ka parë të udhës të thotë që e kamë shtyrë, mirëpo ka shumë dëshmitar që kanë qenë brenda dhe e kanë parë që është prekje, pasi që ka qenë para meje edhe atë të pyes se përse janë ndërprerë tre pozita jashtë lojës në pjesën e parë, jo por ndonjë arsye tjetër, por edhe neve trajnerëve na duhet të dimë se si kundërshtari po na sulmon dhe si të mbrohemi. Pra ka dallim të madh të prekësh dhe të shtysh”, shtoi Morina.