Në prag të gjysmëfinales së Kupës, futbollistët e Istogut të motivuar si kurrë më parë

Të mërkurë zhvillohen takimet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Duel i “zjarrtë” pritet të jetë ai mes Istogut dhe Dukagjinit, dy ekipet e Ligës së Parë të cilat përveç luftës në Kupë po luftojnë edhe për inkuadrim në Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Istogu përmes një postimi në faqen zyrtare, janë shprehur të motivuar dhe kërkojnë ta shkruajnë historinë e klubit për herë të parë

Postimi nga KF Istogu: 

“Futbollistët e Istogut për këtë ndeshje janë të motivuar si kurrë më parë, pasi dëshirojnë që klubin e Istogut ta kualifikojnë për në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, për herë të parë në histori të klubit”.

Takimi në mes Istogut dhe Dukagjinit zhvillohet me 7 prill (e mërkure) në stadiumin “Demush Mavraj”, në Istog.

/Gazeta Olle/