Në prag të gjysmëfinales së Kupës, Dukagjini tregon qëllimin për ndeshjen me Istogun

Të mërkurë zhvillohen takimet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Duel i “zjarrtë” pritet të jetë ai mes Istogut dhe Dukagjinit, dy ekipet e Ligës së Parë të cilat përveç luftës në Kupë po luftojnë edhe për inkuadrim në Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Klubi nga Klina përmes një postimi në “Facebook” ka shprehuar entuziazmin për këtë ndeshje gjysmëfinale, e cila për ta vjen pas plot 25 vitesh.

Qëllimi i tyre është të dalin fitimtarë nga dy përballjet me Istogun.

Postimi nga KF Dukagjini: 

Të motivuar dhe me plot entuziazëm janë djemtë e Dukagjinit. Njëzet e pesë vitë pas, jemi përsëri ne gjysmëfinale, kur kemi para nesh edhe dy ndeshje (vajtje-ardhje) ndaj KF Istogut, kemi vetëm një qëllim, te dalim fitimtarë ne këto dy përballje.
Një qytet, me sy dhe mëndje tek ju!
Të gjithë se bashku, jemi NJË.
/Gazeta Olle/