“Ne nuk gabojmë që kërkojmë ndryshimin”, mesazhi i fuqishëm i presidentit të Malishevës pas ndeshjes me Gjilanin

Malisheva ka barazuar pa gola me Gjilanin në ndeshjen tejet interesante të xhiros së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Rasti diskutabil i minutës së 8-të të ndeshjes ka ngjallur shumë polemika edhe pas përfundimit të takimit, shkruan Gazeta Olle.

Ishte sulmuesi Sobowale që u fut bukur në zonë dhe u pengua nga mbrojtësi i mysafir Armend Halili, por gjyqtari kryesor nuk akordoi penallti.

As pas rishikimit në VAR, nga Dardan Çaka nuk u pa si ndërhyrje për penallti. Madje ai nuk e ftoi fare gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Gramos Shalën për ta vlerësuar vetë ndërhyrjen.

Përveç kryetrajnerit të Malishevës, pas ndeshjes ka reaguar edhe presidenti i klubit, Driton Morina.

Ai ka shpërndarë videon e momenti të ndërhyrjes, duke shkruar: “Ne nuk gabojmë për ndryshim…”.

Gjyqtari Gramos Shala ka qenë protagonist në javët e fundit, pasi në ndeshjet e Gjilanit ka marrë kritika të ashpra nga kundërshtarët për vendimet e tij, siç ishte deklarata e Batatinës i cili tha se nuk do ta lejojë më Shalën t’i gjykojë ndeshjet e Llapit.

Reagimi i Presidentit të Malishevës vjen edhe si protestë për kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademin, të cilin Morina nuk e përkrah aspak.

Madje, Malisheva i ka dhënë nënshkrimin Gramoz Vokrrit për kandidaturën e tij për të parin e FFK-së. /Gazeta Olle/

Elbasan Rashani shënon golin e shtatë sezonal në Ligue 1

Në kulmin e Luftës së Kosovës, Tare ndihmoi refugjatët kosovarë: “Vëllai im gjithmonë fliste fjalë të mira për Taren”