Në nder të ish-futbollistit Erion Kajtazi, Trepça ‘89 nesër mban ceremoninë e emërimit të fushës së futbollit

KF Trepça ‘89 nesër (e enjte) mban ceremoninë e emërimit të fushës sintetike të futbollit, afër liqenit, në nder të ish-futbollistit të klubit, Erion Kajtazi. 

Kajtazi, talenti 17-vjeçar i mitrovicasve ndërroi jetë më 3 dhjetor gjatë ndeshjes ndaj A&N në Superligën e Juniorëve, shkruan Gazeta Olle.

Kajtazi pësoi një sulm kardiak dhe përkundër interevenimit të shpejtë nga stafi mjekësor, ai nuk dha shenja jete.

Njoftimi i plotë nga KF Trepça ‘89: 

Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se neser ditë e Enjte me fillim nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e Emërimit të Fushës Sintetike të Futbollit afër Liqenit në nder të ish futbollistit të KF Trepçës’89, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.

Në ceremonin e Emërimit do të jenë të pranishëm krerët e Komunës së Mitrovicës dhe Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ju ftojmë të gjithëve që të jeni të pranishëm në emërinë e Fushës Sintetike në nder të Djaloshit të Mitrovicës, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.

Me respekt
Presidenti i KF TREPÇA’89
z.Abedin Zeka – Beki.

/Gazeta Olle/ 

Muriqi në “radarin” e klubit të Premierligës, trajneri i njohur po e kërkon

“Zhduket” lojtari i njohur: Nuk përgjigjet në telefonata, thuhet se është në depresion pas eliminimit nga Botërori